Mourinho i dërgon mesazh të fortë Real Madridit: Mos u lodhni kot të bëni ofertë për të pas nuk ua shesim

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho ka thënë se De Gea nuk do të shkojë për asnjë çmim te Real Madrid

David De Gea pothuajse në çdo afat kalimtar lidhet me një kalim të mundshëm te gjiganti spanjoll, derisa trajneri portugez i ka sugjeruar Florentino Perezit që të shikojë për ndonjë portier tjetër, transmeton Periskopi.

“Unë mendoj se ai (De Gea) do të qëndrojë,” ka thënë Mourinho.

“Unë nuk e di se çfarë qëllimi ka Real Madrid, por nëse do të isha në vendin e tyre do të shikoja ndonjë portier tjetër.

Mes tjerash trajneri portugez ka deklaruar se nuk e sheh skuadrën e tij si favorite për ta fituar Champions League.

“Unë nuk mendoj se ne jemi kandidat për ta fituar Champions League,” përfundoi trjaneri portugez. /Periskopi