Mourinho bind edhe një tjetër futbollist të njohur t’i bashkohet Romës
Andrea Belotti do të jetë përforcimi i radhës i Romës.
“Sky Sport Italia” ka raportuar se sulmuesi italian ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me klubin kryeqytetas.
Belotti në “Olympico” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Torinon skadoi më 30 qershor.
28-vjeçari te Roma do të përfitojë 2.8 milionë euro në sezon, pa përfshirjen e bonuseve.
Belotti pritet të zyrtarizohet te romakët, pasi sulmuesi Eldor Shomurodov të përfundojë transferimin e tij te Bologna.
Për ish-sulmuesin e Torinos interesim kishin shfaqur edhe disa klube tjera, por Jose Mourinho thuhet se e bindi që ai t’i bashkohej skuadrës që drejtohet nga portugezi.
Përveç te Torino, Andrea Belotti në të kaluarën ka luajtur edhe te klubi tjetër i njohur italian, Palermo.