Mourinho arrin marrëveshje me ish-klubin e Vedat Muriqit
Jose Mourinho do të rikthehet të punojë si trajner.
Tekniku portugez raportohet se ka arritur një marrëveshje me gjigantin turk, Fenerbahce, transmeton Express.
Është gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio që raporton se Mourinho ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Fenerbahcen.
Portugezi është i papunë qëkur u largua nga skuadra e Romës, të cilën e dërgoi në dy finale radhazi, atë të Ligës së Konferencës dhe atë të Ligës së Evropës.