Mount: Kur pash emrin tim dhe të Messit në Topin e Artë, më dukej çmenduri
Ylli në rritje i Chelsea, Mason Mount, ka dhënë disa komente për nominimet për Topin e Artë.
Anglezi është në listën e ngushtë të të nominuarve për trofeun individual dhe ka zbuluar se cilat ishin emocionet e tij të para kur pa emrin e tij.
“Të shihja emrin tim aty ishte çmenduri, specifikisht atë të Messit”, ka thënë Mount, transmeton Periskopi.
“Kur isha më i ri, unë mblidhja topat në ndeshjen Barcelona – Chelsea në ‘Stamford Bridge’ dhe të shihja atë nga afër ishte gjë e mrekullueshme”, shtoi anglezi.
Messi është favoriti dhe sipas shumë mediumeve thuhet se ka fituar më së shumti vota në garën për Topin e Artë. /Periskopi/