Motra e Rita Orës thyen akullin, poston fotografi me Dua Lipën: Mbretëresha ime e bukur shqiptare

Motra e Rita Orës thyen akullin, poston fotografi me Dua Lipën: Mbretëresha ime e bukur shqiptare

Motra e Rita Orës, Elena Ora ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, bashkë me Dua Lipën.

Elena duket se ka dashur t’i japë fund raporteve në media për vite me radhë, se mes dy këngëtarëve kosovare me famë botërore ekziston “një luftë e ftohtë”.

Aludimet për marrëdhënie të këqija mes Ritës dhe Duas u rritën pas koncertit që Dua mbajti më 28 nëntor në Tiranë, në nderim të Ditës së Pavarësisë.

Mediat e huaja raportuan pas koncertit se Dua theu edhe rekordin e divës amerikane të muzikës, Tina Turner, duke mbledhur 200 mijë persona në shesh për koncert.

Po atë ditë, një “fanpage” e Ritës ka shkruar se në koncertin që Rita ka mbajtur në Prishtinë në vitin 2018, në sheshet kryesore të kryeqytetit ishin mbledhur 300 mijë persona.

Ky krahasim ka bërë që edhe më shumë të shtohen zërat se Rita dhe Dua po garojnë me njëra-tjetrën në aspektin profesional.

Elena e cila është edhe menaxherja e motrës së saj, Ritës, përveç që e ka publikuar fotografinë me Duan, ka shkruar edhe fjalë të mëdha për të.

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me ne, ne drejtojmë botën”, ka shkruar Elena.

Shpërndaje në: