Motra e Courtois detyrohet të kërkojë falje pasi tha se Spinazzola mundohej të humbte kohë si i lënduar

Motra e Courtois detyrohet të kërkojë falje pasi tha se Spinazzola mundohej të humbte kohë si i lënduar

Motra e Thibaut Courtois ka kërkuar falje për reagimin e saj ndaj Leonardo Spinazzolas në takimin e Belgjikës me Italinë.

Azzurët i mposhtën belgët me rezultat 2-1 në çerekfinale, për të kaluar në gjysmëfinale të Euro 2020.

Derisa takimi po zhvillohej, Spinazzola pësoi një lëndim në thembrën e Akilit, duke u detyruar të largohej me barelë nga fusha.

Mirëpo, në momenti që pësoi lëndim, motra e Courtois kishte postuar një foto, duke thënë se italiani po mashtronte vetëm që të përfitonte minuta.

Pas ndeshjes, motra e portierit të Belgjikës e kuptoi se sa i rëndë ishte lëndimi, duke kërkuar falje.

“Më vjen keq që Euro Kupa përfundon kështu për Spinazzolan. Kërkoj falje për reagimin tim dhe shpresoj që të shërohet sa më shpejt”, ka shkruar Valerie Courtois.

Shpërndaje në: