Motorola tall videon tallëse të Samsung ndaj iPhone
E mbani mend atë reklamën tallëse të Samsung ndaj iPhone? Motorola gjithashtu ka përgatitur parodinë e saj përveç ajo i dedikohet vetë Samsung.
Në reklamën e Samsung, një fans i iPhone pas vitesh besnikëri largohet dhe blen një Galaxy Note 8 më në fund.
Reklama e Motorola vazhdon aty ku Samsung e la dhe tregon një djalosh të ngjashëm ndërsa shikon një video të Galaxy Note 8.
Atë moment vjen e dashura e tij e cila shikon Note 8-ën me mëdyshje përpara se të marrë telefonin e saj Moto dhe të aktivizojë projektorin duke shfaqur video në mur.
Ndërsa videoja e Samsung nxjerr në pah disa prej veçorive që sot janë bërë trend mes telefonëve, ajo e Motorola tregon një produkt aspak popullor siç janë aksesorët Moto Mods.