Moti sot: Vranësira dhe riga shiu

Moti sot: Vranësira dhe riga shiu

Më shumë vranësira kalojnë ditën e shtunë mbi vend, por nuk paraqiten mundësi për të reshura, e nuk mungojnë edhe intervale me diell.  Tek vonë gjatë mbrëmjes, kur vranësirat dendësohen, vende-vende shoqërohen me riga lokale shiu.

Do të fryjë erëra mesatare e mesatarisht të fuqishme nga jugperëndimi 6-11m/s, me hove deri në 15m/s nga Dukagjini.  Temperaturat minimale nuk zbresin nën 0C, luhaten ndërmjet 2C deri në 5C, e ato maksimale ditën arrin deri në 18C e 20C.

Mot më i ndryshueshëm po parashihet nga dita e diel.  Do të kalojnë më shpesh vranësira, por nuk mungojnë as intervale me diell gjatë ditës.

Kohë pas kohe priten të reshura shiu, kryesisht me intensitet të dobët apo mesatar.  Temperaturat mbesin të larta, maksimalet 16C deri 19C e 20C.  Minimalet luhaten ndërmjet 5C e 10C./MendimipërMotin/

Shpërndaje në: