Moti në ditën e zgjedhjeve
![Moti në ditën e zgjedhjeve](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/moti-750x375-1-600x300.jpg)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.
“E diel: Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale pritet të jenë nga -6 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 5°C deri në 8°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”- thuhet në njoftimin e IHK-së.