Mot me vranësira sot, temperaturat do të shënojnë ngritje

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht të përqendruara në Rrafshin e Dukagjinit.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi prej 10-30 km/h, njofton Meteo Kosova.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C.