Mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat mund te sjellin riga lokale shiu, raporton Periskopi.
Temperaturat minimale do të zbresin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.