Mot i vranët e i ftohtë edhe sot

Mot i vranët e i ftohtë edhe sot

Mbeten ende kushte të motit të ftohtë ditën e enjtë, kryesisht me vransira. Intervale me diell paksa më shpesh mund të ketë nga pjesë të Dukagjinit. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -2C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 0C e 3C, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e premtë vransirat pritet të shpërndahen e mbi vend të kemi më shumë intervale me diell duke shkuar në fundjavë.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte për formim të mjegullës, që aty këtu mund të mbetet deri orëve të mesditës. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -7C, e ato maksimale në rritje deri në 4C e 6C, në fundjavë, të hënën deri në 7C e 8C, njofton Mendimi për Motin.

Shpërndaje në: