Mospublikimi i rezultateve nga 21 vendvotime, KQZ: Materiali zgjedhor është vendosur brenda kutive të votimit dhe jo mbi to, siç duhet

Mospublikimi i rezultateve nga 21 vendvotime, KQZ: Materiali zgjedhor është vendosur brenda kutive të votimit dhe jo mbi to, siç duhet

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se arsyeja pse janë publikuar rezultatet për subjektet politike për 21 vendvotime ose 0.83 për qind është se pas numërimit të votave materiali zgjedhor përfshirë formularët e rezultateve janë vendosur brenda kutive e jo mbi to, sic parashihet me procedurë.

Ai ka shtuar se të dhënat nga këto 21 vendvotime do të përditësohen kur të fillojë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

“Ju njoftoj se arsyeja pse ende nuk janë publikuar rezultatet preliminare për subjektet politike nga 21 vendvotime apo 0.83% e tyre është se pas numërimit të votave të subjekteve politike, materiali zgjedhor, përfshirë edhe formularët e rezultateve, janë vendosur brenda kutive të votimit dhe jo mbi to, siç e parashihet me procedurë. Andaj, të dhënat nga këto vendvotime nuk mund të përditësohen tani, pasi hapja e kutive të votimit nuk mund të bëhet në këtë fazë, por vetëm kur të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë”.

“Sipas përditësimit të fundit, në platformën elektronike të rezultateve, janë ngarkuar të dhënat nga 2,512 (99.17%) vendvotime nga gjithsej 2,533. Numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike ka përfunduar më 9 shkurt”.

Shpërndaje në: