Mospërdorimi i këtij ushqimi është çelësi nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm

Mospërdorimi i këtij ushqimi është çelësi nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm

A është mospërdorimi i sojës sekreti për një shëndet të mirë?

Të gjithë e dimë se sheqeri është djalli i shëndetit dhe se duhet të pakësohet në trupin tonë, në raftet e supermarketeve dhe në planet në përgjithësi, por nëse duhet t’u besojmë profesionistëve të shëndetit, atëherë duket se ka një armik të ri në shëndetin tonë, i cili zë vendin e pare, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.

Kjo edhe mund t’ju befasojë. Është soja.

Soja është një bimë bishtajore që gjendet në disa forma të saj të cilat përmbajnë proteina, fibra dhe disa yndyra, përfshirë edhe qumështin e sojës.

Ajo gjithashtu përdoret si pjesë kryesore e shumë ushqimeve të përpunuara të tillë si hamburgerë, salsiqe dhe llazanjë.

Gjendet në rreth 60 deri në 70 përqind të produkteve në supermarket dhe është shumë e përdorur nga adhuruesit e ushqimeve të shpejta.

Soja është një burim i mirë i fibrave dhe proteinave, kështu që pse njerëzit në masë të madhe të ndëprejnë përdorimin e saj?

Aktorja Blake Lively goditi titujt e mediave vitin e kaluar kur deklaroi se nuk do të përdorte më sojën në dietën e saj në mënyrë që trupi i saj të ishte i formësuar.

“Në momentin që largoni sojën nga ushqimi juaj, e kuptoni se nuk jeni duke konsumuar ushqim të përpunuar” tha ajo për një radio australiane.

Soja mund të veprojë si estrogjen që e bën të vështirë humbjen e peshës, nivelet e larta të estrogjenit, mund të shkaktojnë fryerje dhe mbajtje të ujit – që ndikon direkt në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke e përkeqësuar atë.

Mospërdorimi i sojës nënkupton rrjedhimisht largimin e ushqimeve të përpunuara dhe si rezultat edhe të sheqerit, kështu që ndërprerja e përdorimit të saj mund të ketë rezultate: “Vetëm pas pesë ditësh ‘zero soja’, rrobat e mia më binin dukshëm më të gjera” thotë redaktorja e shëndetit Emily Laurence.

Por, nutricionistja Rhiannon Lambert na sqaron për disa të mira që soja ka në shëndet:

“Soja është një ushqim shumë kontravers dhe varësisht se kend pyesni, do të merrni përgjigje të ndryshme, por nga perspektiva nutricioniste, soja ka disa dobi për shëndetin tonë. Një bizele soje përmban shumë lëndë ushqyese dhe duhet të haen të ziera. Ana negative e saj është se mund të përmbajë disa acide të njohura si fitate që bllokojnë absorbimin e lëndëve ushquese por ajo lidhet edhe me uljen e kolestorolit të keq në organizëm”, tha ajo.

Ajo gjithashtu thekson se në Azi, njerëzit kanë përdorur sojën në ushqim me vite të tëra dhe janë një nga popujt më të shëndetshëm në botë.

“Faktikisht, çdo studim që tregon për sojën dhe ndikimin e saj në çrregullime hormonale, ekziston edhe një studim tjetër që flet për të mirat që ka ajo” shpjegon ai.

Si në gjithçka tjetër, përdorimi në masë të moderuar është çelësi. Nëse përdorni soja dy herë në javë nuk është se bën ndonjë gjë të rrezikshme në shëndet.

“Njerëzit atje flasin për efektet që soja dhe qumështi i përpunuar i sojës mund të kenë në funksionin endokrin. Por kur jam në market unë gjithmonë shikoj për vlerat ushqyese përpara se ta largoj një ushqim nga dieta ime e përditshme” thotë Lambert./Periskopi/

Shpërndaje në: