Mospajtimet e Osmanit me Kurtin u shpërfaqen, Hoti i kritikon: Vendi nën sanksione, e këta bëjnë cirk
Sot, presidentja Vjosa Osmani shpërfaqi mospajtimet me qeverisjen e Albin Kurtit.
Kjo për shkak të zotimit për formimin e Asociacionit dhe dërgimin e draftit në Kushtetuese.
Osmani për EkonomiaOnline ka shtuar se tashmë të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që u bë një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE-së.
“Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftëse dikush vërtetë deklaron diçka të tillë sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jëmi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshu në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë. Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Osmani.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se derisa vendi është nën sanksione, Presidenca e Qeveria po bëjnë cirk në Prishtinë.