Moscertifikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, vjen reagimi i Vuçiqit

Moscertifikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, vjen reagimi i Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “po tenton ta eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë”, duke iu referuar moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Vuçiq shkroi në Instagram se populli serb “është në një situatë gjithnjë e më të vështirë”.

“Në të njëjtën kohë, Aljbin Kurti po tenton të eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë, që është Lista Serbe. Kurti me ndihmën e aleatëve të tij dëshiron ta shfaros popullin serb nga krahina jugore.”, shkroi ai.

Vuçiq tha se pret që në ditët e ardhshme të zbulohen “sanksionet amerikane kundër NIS (Industrisë së Naftës së Serbisë)”.

“Kur kësaj i shtohen edhe sulmet e ashpra të grupeve të ndryshme të presionit brenda vendit, është e qartë për të gjithë se qëllimi përfundimtar është kolapsi i Serbisë. Serbinë nuk ia japim askujt dhe Serbia nuk ndalet! S’ka Dorëzim!!!”, shkroi ai.

 

Shpërndaje në: