‘Mos urinoni në klubin ku doni të hyni’, Berisha komenton mesazhin e ambasadorit amerikan për Qeverinë

‘Mos urinoni në klubin ku doni të hyni’, Berisha komenton mesazhin e ambasadorit amerikan për Qeverinë

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar mesazhin e fundit të ambasadorit amerikan në Prishtinë për Qeverinë e Kosovës.

Duke e cituar një thënie të gjyshit të tij, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të respektojë institucionet ku dëshiron të anëtarësohet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar edhe për mesazhin që ish ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, kishe dhënë në vitin 2014.

“Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, me një thënje të gjyshit të tij, ka një mesazh për Qeverinë e Kosovës: “Nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit”. Nê vitin 2014 Ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, për të njejtin njerëz (atëher në opozitë) e patë përdorë si mesazh fjalën “mos e dhini punën”. Pasi këta të regjimit aktual nuk e kuptojn gjuhën diplomatike, dyshoj që janë aq të “ trashë” në kokë, sa nuk i kuptojn as këto mesazhi përmes një gjuhe jo shumë politike! Për 4 vite me kadandisën vendin deri në ketë deregje dhe me i rrënu për toke të arriturat 25 vjeqare të pas luftës, vetëm duhet me pasën mision djallëzor”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: