Mos ua hiqni lëkurën këtyre perimeve
Frutat dhe perimet janë ushqim i dosmosdoshëm për organizmin. Ato duhet të konsumohen në çdo stinë në mënyra të ndryshme, të ziera, të pjekura apo në sallatë. E rëndësishme është që përpara se të përdoren të pastrohen mirë.
Por shpesh herë nga meraku i baktereve, kemi tendencën që të qërojmë çdo lloj perime apo fruti sepse mund të kenë ndenjur shumë kohë jashtë dhe kanë pluhura. Por sipas ekspertëve, duke bërë një veprim të tillë ne jemi duke zhdukur vetitë ushqyese që ka lëkura e tyre. Prandaj nëse duam të përfitojmë nga këto veti nuk duhet të qërojmë çdo lloj fruti apo perime.
Më poshtë do të gjeni se cilat janë ato produkte që kur i qërojmë lëkurën e privojmë veten nga vlerat ushqyese që ato kanë.
Patatet: Është e vështirë të mendojmë gatimin e patates me lëkurë sepse qërimi i saj është i zakonshëm. Por nuk duhet ta bëni më sepse 20 përqind e vlerës ushqyese, vitamina B, mineralet dhe fibrat vijnë nga lëkura.
Kastraveci: Kastravecët kur i hani thjeshtë apo kur i përdorni në sallatë nuk duhet t’i qëroni, madje edhe nëse është turshi, është shumë i mirë për të forcuar sistemin imunitar sepse përmban antioksidantë dhe fibra, të cilat parandalojnë kapsllëkun.
Patëllxhani: Lëkura e patëllxhanit përmban phytonutrient nasunin – një antioksidant të fuqishëm, që ndihmon për të luftuar dëmet e qelizave kur është fjala për plakje ose sëmundje.
Karrota: Mjafton që karrotat t’i lani mirë. Nuk ka që të qërohen sepse lëkura e karotës përmban antioksidant dhe përbërës që janë të mirë për shëndetin.
Molla: Edhe pse është shumë e vështirë të përtypet, molla me lëkurë është e pasur me fibra; me quercetin, vitaminë C dhe triterpenoids, të cilat janë luftojnë kancerin.