“Mos u trullo”, vjen reagimi i nënës së Rita Orës pas incidentit me flamur të Serbisë

“Mos u trullo”, vjen reagimi i nënës së Rita Orës pas incidentit me flamur të Serbisë

Vera Ora, nëna e yllit botëror të muzikës, Rita Ora, ka reaguar pas incidentit me flamur në një koncert të Rita Orës në Hungari.

Një fans serb i këngëtares ia kishte dhënë flamurin serb këngëtares nga Kosova, teksa video ka bërë xhiron nëpër rrjetet sociale.

Këngëtarja ka marrë mbështetje, por edhe kritika njëkohësisht.

E një qortim e ka marrë edhe nga nëna e saj.

“Rita, M’fal te kom bërtit shume, po me ke bo nervoz! Mos u trullo”, ka shkruar ajo në Insta storie.

Këngëtarja ka deklaruar se nuk e ka parë flamurin, teksa atë ia ka dhënë një fans i saj serb. Ajo ka thëën se nuk dashur ta mërzisë popullin dhe familjen e saj, teksa ka shprehur krenari që është shqiptare nga Kosova.

Shpërndaje në: