Mos u mësoni shumë me NETFLIX; Lajme të këqija për Europën
Këto ditë që shumica e popullësisë së Europës është e izoluar në shtëpi është rritur shumë numri I përdoruesve të televizioneve apo programave me filma si netflix.
Netflix do të ndërmarrë veprime të reja për të zvogëluar cilësinë e transmetimit në Evropë pas një bisede midis Komisionerit të Bashkimit Evropian Thierry Breton dhe CEO-s Reed Hastings, njoftoi kompania të enjten.
“Parashikojmë se ky vendim do të zvogëlojë trafikun e Netflix në rrjetet europiane me 25% dhe do të ruajë nivelin e cilësisë së shërbimit për anëtarët tanë,” tha një zëdhënës i Netflix në një deklaratë për shtyp.
Zyrtarët evropianë u shqetësuan për internetin për të mos përfunduar në ndonjë kolaps të gjerë.
Netflix tashmë përdor një mjet adaptiv për transmetimin, i cili rregullon automatikisht cilësinë e videos.
Platforma do të përcaktojnë se cila cilësi e transmetimit është më e mira për shikuesin në përpjekje për të siguruar që filmi që po shihni të mos bllokohet, por të transmetohet në një cilësi më të ulët.