Mos u fiksoni pas një mënyrë lindjeje, qëndroni e hapur për gjithçka
“Të bëja një epiziotomi emergjente dhe të çahesha me mjetet e doktorëve nuk ishte aspak plani im i lindjes, unë kisha përqendruar mendimet dhe vizionet e mia për të pasur një lindje natyrale në ujë, derisa të arrija të shikoja mushkëritë e mia teksa hapeshin duke marrë frymë, por qëndrova e hapur se realisht çdo gjë mund të ndodhte dhe kjo ishte jashtë kontrollit tim.
E gjithë ideja për të shkruar një plan lindjeje gjithmonë dukej një koncept i çmendur për mua, si mund të planifikohet procesi më i paparashikueshëm?
Sidoqoftë, pas asaj që filloi si lindja ime e ëndrrave në pishinë, u deshën 3 orë për tu hapur plotësisht dhe për të shtyrë, pastaj gjithçka u komplikua shumë e bëra epiziotomi, dhe këshilla ime për këdo që ka lindjen e parë është të jeni të hapura për çdo mundësi lidnjeje, mjafton që fëmija të vijë në jetë i sigurt dhe nuk ia vlen asnjë shqetësim tjetër përveç shëndetit tuaj dhe të fëmijës.
Më saktë përgatituni për të gjitha skenarët dhe merrni me vete sendet që ju duhen juve dhe bebit pas lindjes.
Pecetat intime, letrat e tualetit pa aromë, lehtësuesit e dhimbjeve kanë qenë ndër gjërat që më kanë ndihmuar shumë në ditët e para pas lindjes.
Këshillohuni për gjithçka me mjekët dhe ndani eksperiencat me ata që ju rrethojnë”.