Mos të harrojmë se Harry Maguire gjuajti penalltinë më të mirë në histori të finaleve të Euro, mbrëmë

Mos të harrojmë se Harry Maguire gjuajti penalltinë më të mirë në histori të finaleve të Euro, mbrëmë

Fansat anglezë janë në ekstazë pas finales së Euro 2020, të dielën kundër Italisë.

U duk sikur futbolli më në fund po vinte në shtëpi, kur Luke Shaw kaloi në epërsi ‘Tre Luanët’ në minutën e dytë në ‘Wembley’, transmeton Periskopi.

Skuadra e Gareth Southgate ishte brilante gjatë 45 minutave të parë dhe me plot meritë e gëzoi epërsinë në pjesën e parë.

Mirëpo, Anglia u duk jashtëzakonisht nervoze në intervalin tjetër, teksa e pësuan golin e barazimit përmes Leonardo Bonuccit.

Finalja eventualisht u vendos në penallti dhe ishte Italia ajo që ngriti trofeun ‘Henri Delaunay’, pasi Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka huqën nga 11-metra.

Por mos të harrojmë se Harry Maguire, një prej performuesve më të mirë të Euro këtë verë, shënoi një prej penalltive më të mira në histori të finaleve të Euro.

Kapiteni i Manchester Unitedit bëri disa hapa prapa, para se të lansonte një raketë në këndin e djathtë të epërm të rrjetës.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: