“Mos shikoni poshtë” – Sportisti i kalon 625 metra midis ndërtesave më të larta të Roterdamit

“Mos shikoni poshtë” – Sportisti i kalon 625 metra midis ndërtesave më të larta të Roterdamit

Jaan Roose ka përfunduar një kalim prej 625 metrash midis dy ndërtesave më të larta të Roterdamit në një vijë të hollë, 188 metra mbi lumin Maas.

Estonezi përfundoi shëtitjenmbi lumin Mass më të ngarkuar në Holandë, shkruan MARCA, përcjellë Periskopi.

Roose tha se fillimi i kësaj sfide ishte mjaft i vështirë për shkak të erës, por që ia doli me sukses.

Ecja ishte distanca e afërsisht gjashtë fushave të futbollit, megjithatë litari ishte vetëm sa gjerësia e një monedhe të madhe.

Roose është një kampion i shumëfishtë botëror dhe mbajtës i rekordeve botërore, i cili filloi të bënte sfida me litar kur ishte 18 vjeç.

VIDEO

Shpërndaje në: