“Mos qofsha në lëkurën e ambasadorëve”, Peci për Donika Gërvallën: I ka dëmtu interesat e shtetit
Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci ka kritikuar diplomacinë e Kosovës, pasi sipas tij kjo diplomaci i ka dëmtu interesat e Kosovës, shkruan Periskopi.
Gjatë një interviste në Periskopi me Ilir Mirenën, ish-ambasadori ka thënë se sot është shumë e vështirë ta prezantosh Kosovën, me arsyetimin se nuk ka narrativ me të cilin mund ta prezantosh vendin.
“Sot kemi diplomaci, por është dipomaci me efekte negative. Qëllimi I diplomacisë është që t’i avacnojë interesat e shtetit, ndërsa diplomacia e jonë sot është që i ka dëmtu interesat e shtetit të Kosovë. Që një diplomaci të funksionojë në mënyre të sukseshshme ajo duhet të ketë një narrativ të qartë, një drejtim të qartë edhe duhet ta dijë në cfarë drejtimi është duke shku.Do të thotë cilin e ka atë objektivin e vet strategjik, jo vetëm me fjalë, por edhe me veprim”, u shpreh Peci.
“Unë mendoj se në situatën e tanishmë mund të them lirisht mos qofsha në lëkurën e ambasadorëve të Kosovës, sepse cfarë narrativi do të prezantosh sot për Kosovën, problem është. Nëse nuk ka narrativ për vendin tënd atëherë është shumë vështirë të funksionosh sepse diplomacia është të hapësh dyer, të krijosh mundësi të reja e ne të bëllafaqohemi me kufizimin e atyre që I kemi pasë sot dhe humbjet e plotë mundësive të reja. Unë për veti vështirë që do të kish mundur dhe me siguri nuk të kisha mundur të funskionoj si diplomat në rrethanat e tanishme”, tha ish-ambasadori.-PERISKOPI