“Mos propagandoni” – Asamblisti i VV’së në Fushë Kosovë demantohet keq nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe aktori i njohur

“Mos propagandoni” – Asamblisti i VV’së në Fushë Kosovë demantohet keq nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe aktori i njohur

Asamblisti i VV’së në Komunën e Fushë Kosovës, Vlonjat Hasani, është demantuar nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Mjedis, Ardit Sekiraqa  rreth akuzave për mbjelljen e pemëve dekorative.

Sekiraqa përmes një reagimi në profilin e tij, ka treguar se ajo çfarë thotë Hasani nuk qëndron.

Akuzat e Hasanit, fillimisht ishin se çmimi për mbledhjen e një peme është 500 euro. E, sipas tij ato kanë nisur të thahen dhe ka lënë të nënkuptohet se do duhet shpenzuar sërish 500 euro për rimbjelljen e tyre.

Megjithatë, në sqarimin e Sekiraqës thuhet se këto pemë dekorative, të cilat janë të mbjellura me kontratë, edhe nëse thahen – ato do të rimbjellen, por nuk do të shpenzohen as një cent për to.

Për të njëjtat akuza të hedhura nga asamblisti i VV’së, ka reaguar edhe aktori I njohur, Jeton Zogiani, I cili përmes një videokomenti ka folur për këtë çështje.

Më poshtë gjeni reagimin e tij:

Shpërndaje në: