Mos përtoni për maskën më të thjeshtë në botë: Si t’i eleminoni njollat për 5 minuta

Mos përtoni për maskën më të thjeshtë në botë: Si t’i eleminoni njollat për 5 minuta

Nëse e ndjeni që keni nevojë për një maskë me përbërës natyralë, të shpejtë dhe të thjeshtë, jeni në artikullin e duhur. Maksa më poshtë do t’ju ndihmojë në largimin e njollave dhe papastërtive të lëkurës, prandaj mos përtoni.

Ju duhen vetëm:

2 karrota

1 lugë mjaltë

1 lugë vaj ulliri

5 lugë lëng limoni

Ujë

Përgatitja

Qëroni karrotat, ziejini pak derisa të zbuten dhe më pas shtypini sa të vijnë në formë pureje. Shtojini dhe tre përbërësit e tjerë: mjaltin, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Përziejini derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Mund t’i shtoni edhe pak ujë nëse doni. Aplikojeni në lëkurë të pastër dhe mbajeni për 15 minuta. Në fund, shplani fytyrën dhe bëheni gati për hidratuesin.

Burimi: Pop Sugar

Shpërndaje në: