Mos i përgjoni tinejxherët
Tinejxherët janë shumë të ndjeshëm dhe sapo të hetojnë që të rriturit po përpiqen t’i kontrollojnë, të dinë për çdo veprim dhe emocion të tyre, fillojnë t’i mashtrojnë dhe qëllimisht i vënë në pah të pavërtetat kur është fjala për bisedat me moshatarët.
Sapo të dyshojnë që prindërit po i përgjojnë derisa janë duke biseduar me moshatarët, tinejxherët fillojnë t’i fshehin gjurmët dhe me zë të lartë u tregojnë shokëve gënjeshtra, në mënyrë që prindërit t’i orientojnë në rrugë të gabuar, transmeton Telegrafi.
Deri te ky përfundim ka ardhur ekipi i psikologëve në Sidnej, i cili ka bërë një anketë me nxënësit e shkollave të mesme.
Shumica e adoleshentëve kanë pranuar se qëllimisht i tregojnë të pavërtetat për lëvizjet e tyre, simpatitë dhe për obligimet shkollore, në mënyrë që t’u hakmerren prindërve për shkak të përgjimit.
Dr. Linda Mekluan thotë se tinejxherët janë shumë të ndjeshëm kur hetojnë që të rriturit po i kontrollojnë, dinë për çdo veprim dhe emocion të tyre.
“Kjo nuk është mirë, sepse tregon që kanë humbur besimin ndaj prindërve, të cilët gjithashtu humbin besimin ndaj fëmijëve, të cilët gjithnjë e më shumë fillojnë “t’i mashtrojnë”.
Është çështje e të rriturve që lidhur me këtë gjë të jenë më të zgjuar dhe më të mençur.