Mos i përzieni këto barna!

Mos i përzieni këto barna!

Vaj peshku Ndërveprimet me barna: Përdorimi i vajit të peshkut dhe ilaçeve për ulje të presionit të gjakut mund të rrisë efektet e këtyre barnave dhe të ulë shumë presionin e gjakut. Pilula kontraceptive mund të ndërhyjnë me efektet e vajit të peshkut për uljen e triglicerideve.

Përdorimi i dozave të larta të vajit të peshkut me bimë që ngadalësojnë koagulimin e gjakut mund të shkaktojë gjakderdhje.

Kalciumi Ndërveprimet me barna: Kalciumi mund të zvogëlojë absorbimin e shumë barnave, duke përfshirë eosteoporozën, antibiotikët etj.

Echinacea Ndërveprime me barna: Aftësia e Echinacea-s për të stimuluar sistemin imunitar mund të ndërhyjë me medikamente që zvogëlojnë sistemin imunitar, të tilla si steroidet prednisone.

Melatonina Ndërveprime të drogës: Meqë melatonina mund të ju vë në gjumë, përdorimi i saj shoqëruar edhe me barna qetësuese mund të shkaktojë pagjumësi. Melatonina mund të ngadalësojë koaguliminn e gjakut, kështu që duke marrë atë me medikamente antikoagulante të tilla si heparin apo Warfarin (Coumadin) mund të rrisë shanset e gjakderdhjes. Shmangni përdorimin e melatoninës në qoftë se jeni duke marrë ilaçe për të kontrolluar presionin e gjakut. Duke marrë melatoninë me shtesa të tjera që kanë veti qetësuese mund të rrisë efektet dhe kundër efektet e melatoninës.

Vitamin D Ndërveprimet me barna: Vitamina D mund ta ulë efektivitetin e barnave për uljen e kolesterolit. Marrja e dozave të larta të Vitaminës D së bashku me barna për uljen e kolesterolit mund të shkaktojë gjithashtu probleme me veshka./Indeksonline/

Shpërndaje në: