Mos i kulloni makaronat në lavaman
Nëse i kullojmë makaronat dhe ujin e tyre e hedhim në lavaman, duhet të kuptojmë se po hedhim një pasuri të çmuar të cilin kuzhinierët e quajnë ‘ari i lëngshëm’.
Për shkak se makaronat bëhen nga mielli, ajo lëshon niseshte kur valon, duke krijuar një lëng të bardhë. Kjo të krijon idenë sikur uji është i pistë ndaj edhe e hedhim.
Por ky është një gabim i madh.
Uji i makaronave ju ndihmon të krijoni dhe të trashni salcën tuaj.
Ky ujë bën një ndryshim. Shumë shpesh, një pjatë spageti rrethohet nga një pellg me ujë. Ajo ‘pishina’ rreth dhe buzë pjatës suaj, shkatërron një pjatë të mrekullueshme makaronash.
Uji i makaronave është procesi i përzierjes së dy lëngjeve që do të pengonin njëri-tjetrin.
Ka edhe një përfitim tjetër të përdorimit të ujit të makaronave: Duke mos shpëlarë makaronat, ju mbani një shtresë të mirë që do të lidhë makaronat me kripën, duke krijuar akoma më shumë harmoni në pjatën tuaj.
Disa njerëz pohojnë gjithashtu se uji i makaronave e bën gjellën tuaj më të shijshme.
Përzierja e ujit të makaronave në salcë merr pak finesë. Por kjo sigurisht që nuk është asgjë e re, pasi prodhuesit e makaronave e kanë bërë këtë për shumë kohë.