Mos i injoroni KURRË, këto 3 shenja paralajmërojnë se mund të vuani nga kanceri i zorrës së trashë

Mos i injoroni KURRË, këto 3 shenja paralajmërojnë se mund të vuani nga kanceri i zorrës së trashë

Të gjithë e dimë që parandalimi është hapi i parë në mbrojtjen kundër sëmundjeve si kanceri. Prandaj dëgjojmë shpesh rekomandime të tipit bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit ose kontrolloni nishanet tek dermatologu çdo vit. Por, është koha që t’i kushtoni vëmendje edhe jashtëqitjes gjithashtu. Sipas një studimi të fundit, të publikuar tek revista e Institutit Kombëtar të Kancerit, është rritur ndjeshëm numri i rasteve me kancer të zorrës së trashë tek të rinjtë. Megjithatë, ka një lajm të mirë: kanceri i zorrës është forma më e parandalueshme e të gjitha llojeve të kancerit, prandaj, nëse vëreni një nga këto simptoma (sidomos nëse keni një histori familjare me këtë sëmundje), lini një takim me mjekun, menjëherë.

1.Njolla gjaku në fekale (ngjyrim i errët i feçeve): Hemorroidet apo një çarje e vogël anale mund të shkaktojnë gjakderdhje (njolla gjaku të ndezur) kur kryeni nevojat personale. Hemorroidet janë shumë të shpeshta si te burrat, edhe te gratë. Rreth gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithsesi janë një problem kalimtar. Por, është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist nëse keni hemorragji në pjesën e anusit (sidomos nëse ky problem vazhdon për një kohë të gjatë dhe gjaku është në ngjyrë më të errët), sepse mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera të traktit tretës, përfshi dhe kancerin (kolorektal) i zorrës së trashë.

2.Ndryshimi i shprehive të “daljes jashtë”, p.sh. alternime të barkut dhe kapsllëkut: Çdokush zë kaps me raste. Por, një konstipacion për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e një bllokimi në zorrën e trashë. Kjo ndodh sepse në fillim të zorrës, jashtëqitja është e butë dhe mund të kalojë çdo pengesë. Por, ndërsa kalon në fund të zorrës, ajo vazhdo të forcohet. Nëse ka ndonjë masë tumorale në fund të rektumit, e bën të vështirë jashtëqitjen. Diarreja që zgjat për shumë ditë mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shqetësues. Jashtëqitja e shpeshtë është simptoma tip.

3.Jashtëqitja është e hollë sa një laps: Nëse ndonjë masë tumorale ka bllokuar zorrën, jashtëqitja fillon të ngushtohet dhe të marrë formën e shiritit për të dalë. Nëse shfaqen edhe simptomat e përmendura më sipër, konsultohuni me një mjek.

Shpërndaje në: