Mos i hidhni mobilët e vjetër: Katër brendet që shiten deri në 1 mijë euro
Telefonat e vjetër mobilë shpesh përfundojnë në bërllok sapo të blihet një model më i ri, por pas këtij lajmi mendoni dy herë para se të veproni në mënyrë të tillë.
Për disa modele klasike, ky mund të jetë një gabim i madh – në eBay ose Amazon, pajisjet e vjetra nga Nokia, Samsung, Motorola shiten deri në 1,000 euro, shkruan Fenix magadin.de.
Këto janë katër pajisje veçanërisht të vlefshme:
Nokia 8800 ishte një model i vërtetë luksoz kur u fut në treg në vitin 2005 dhe sot çmimet shkojnë deri në 1,000 euro.
Edhe Nokia 8810 në eBay varësisht nga shkalla e viteve, ndryshon deri në disa qindra euro. Në vitin 1998, ai ishte modeli i parë me antenën e vendosur në shtëpizë. Nëse pajisja juaj është ende në gjendje të arsyeshme, mund t’ju sjellë rreth 300 euro.
Samsung Matrix SPH-N270 – nuk është saktësisht telefoni më i bukur mobil që kompania jugkoreane ka prodhuar. Në eBay, modeli i vitit 2003 vlen qindra euro. Vlera për pajisjen origjinale duhet të jetë shumë më e lartë.
Motorola V3 Dolce & Gabbana – një telefon me palosje në edicionin Dolce & Gabbana është me vlerë 200 euro, pavarësisht moshës dhe kushteve të reja.