Mos i hapni emailet që pretendojnë se japin këshilla për koronavirusin
Sipas një artikulli të publikuar në DailyMail është paralajmëruar nga ekspertët e internetit që nëse ju vie një email, ku thuhet që në të ka këshilla se si të mbroheni në koronavirusi, atëherë mos e hapni atë.
Kjo pasi që sipas tyre hakerët janë duke e shfrytëzuar këtë temë e cila ju intereson shumicës së njerëzve e ku përmes tyre arrijnë të qasen në të dhënat personale.
Studuesit e sigurisë kibernetike janë duke këshilluar që në vend se të klikoni në këto emaile, hyni në faqet zyrtare dhe informohuni pasi që ndryshe të dhënat tuaja mund të rrezikohen të vidhen.