Mos harroni: Champions League në këtë fazë luhet me rregullin që e ndryshon përgjithmonë këtë kompeticion
Tashmë është hedhur shorti i Champions Leagues dhe i dimë çiftet përballëse në fazën e eleminimit direkt.
Mirëpo, një gjë që duhet ta mbajmë në mend është ndryshimi revolucionar i rregullit të golit si mysafir, shkruan Periskopi.
Nga ky sezon, për herë të parë që nga sezoni 1966/67, rregulli i golit si mysafir nuk do të vlejë në fazën e eleminimit direkt.
Nëse një takim mbaron baras pas dy ndeshjeve, atëherë do të ketë vazhdime, pavarësisht se sa gola i kanë shënuar si mysafire ekipet. Nëse as pas vazhdimeve nuk ka fitues, atëherë takimi vendoset me penallti.