Mos gaboni të flini me grim, ja sa dëme i shkaktoni fytyrës

Mos gaboni të flini me grim, ja sa dëme i shkaktoni fytyrës

Heqja e grimit nga fytyra në fund të ditës është pjesa më e vështirë për shumë vajza.

Ky ritual para gjumit duhet të ketë një rutinë klasike çdo natë, por në disa raste nga dembelia ose lodhje ndodh që vajzat flenë me grim, por kjo gjë është shumë e rrezikshme.

Lëkura gjatë natës ka nevojë të ajroset për t’u regjeneruar dhe në këtë rast grimi e bënë fytyrën më pak elastike.

Po ashtu largimi i grimit para gjumit, shmang krijimin e puçrrave sidomos në mjekër dhe faqe.

Largojeni grimin që nga buzët tek qerpikët, për shkak se buzët tuaja rrezikojnë të bëhen më të thata, ndërsa sytë të irrituar si dhe të fjeturit me grim mund të plak fytyrën për disa vite.

 

Shpërndaje në: