Mos flini me celularin afër!
Rrezet elektromagnetike
Celularët janë vazhdimisht të përfshirë në procesin e dërgimit dhe marrjes së sinjaleve. Celularët përdorin valë elektromagnetike për të mbajtur sinjalin e fortë.
Këto valë elektromagnetike që vazhdimisht janë pjesë e celularëve mund të kenë efekte të dëmshme në trurin tuaj, e sidomos kur ekspozoheni për një kohë të gjatë ndaj tyre.
Problemet me gjumë
Netët mund të jenë tejet të mërzitshme pa përdorimin e celularëve, mirëpo këtë shprehi duhet ta ndryshoni menjëherë!
Shumë studime të ndryshme tregojnë se përdorimi i celularit para gjumit e shkakton pagjumësinë.
Drita e kaltër nga ekranet e celularëve e pengon lirimin e metatoninës dhe kjo ndikon në problemet me gjumë. /Telegrafi/