Mos e shtyni kurrë alarmin e zgjimit!

Mos e shtyni kurrë alarmin e zgjimit!

Në fakt, e keni gabim. Sipas ekspertëve nëse flini pas alarmit që keni vendosur një natë më parë mund të ndjeheni më të lodhur dhe të përgjumur.

Kjo ndodh sepse koha midis tingujve është aq e vogël sa që trupi juaj nuk ka kohë mjaftueshëm për të rënë në gjumë të thëllë.

Gjithashtu, mungesa e një rutine të caktuar bën që truri juaj të konfuzohet për alarmin dhe kështu ngatërrohet më orën tuaj biologjike.

Kjo teori është e mbështetur nga shumë ekspertë, përfshirë shkencëtarin e sjelljve Dan Ariely.

Duke shkruar në Gazetën Wall Street ai këshillon: “Vendoseni alramin pikërisht në orën që doni të zgjoheni. Nëse doni ta nisni ditën në orën 7 të mëngjes mund të keni tentuar ta vendosni alarmin pak më herët, le të themi në orën 6:40 – e në këtë mënyrë e shtyni disa herë alarmin duke shtypur butonin “Snooze” derisa ora shkon 7, ose ndoshta dhe 7:15. Por nëse zgjidhni këtë strategji, trupi juaj nuk mund ta mësojë përgjigjen e kushtëzuar midis dëgjimit të alarmit dhe zgjimit”.

 

Shpërndaje në: