Mos e kombinoni sallatën kastravec-domate, ja arsyeja
Kur bëhet fjalë për përgatitjen e sallatës, mijëra kombinime na vijnë në mendje e kastraveci me domaten është më i zakonshmi.
Ndonëse jemi të sigurtë që kjo përzierje të shijon së tepërmi, nutricionistët janë të mendimit se këta dy përbërës nuk duhen kombinuar së bashku në sallatë.
Pse nuk duhet të përzieni domate dhe kastravec në sallatë?
Arsyet kryesore pse mjekët e ndalojnë rreptësisht këtë kombinim është sepse këto perime kanë kohë të ndryshme tretjeje.
Kur përzihet një ushqim që shpërbëhet më shpejtë me një tjetër që kërkon shumë kohë për t’u tretur do të thotë që ky i fundit do të fermentohet.
Gjatë kësaj kohe për shkak të procesit të fermentimit trupi juaj do të përjetojë gazra dhe fryrje dhe mund të keni probleme intestinale.