Mos e çoni jetën kot, 6 gjëra që s’duhet bërë

Mos e çoni jetën kot, 6 gjëra që s’duhet bërë

Secili prej nesh ka mesatarisht 27.000 ditë për të jetuar. Nëse heqim një të tretën e tyre për të fjetur dhe një pjesë për vitet e hershme që nuk na kujtohet asgjë, ajo çfarë mbetet është një numër mjaft i ulët.

Unë nuk jam duke e thënë këtë për t’ju mërzitur. E përmend sepse siç kanë thënë edhe filozofët e mëdhenj, në jetën tuaj kur jeni të vetëdijshëm për faktin se koha është e shkurtër, e vlerësoni atë në mënyrën e duhur dhe kur e vlerësoni kohën në mënyrën e duhur, ju nuk dëshironi ta humbisni kot atë.

Nëse me të vërtetë e kuptoni se sa e çmuar është jeta juaj, ju do të përpiqeni të shmangni veprimet që po shpenzojnë orët dhe vitet tuaja në mënyrë të kotë. Ka shumë mënyra sesi mund ta shpenzoni kohën tuaj pa e kuptuar dhe këto gjashtë janë më të rrezikshmet:

1. Të rrethoheni nga njerëzit e gabuar

Ka disa mënyra se si njerëzit mund të shpenzojnë kohën e tyre, si përshembull harxhimi i energjive duke diskutuar me persona manipulues dhe narcist. Por një nga më të rrezikshmet dhe gjithashtu më e lehta për të ndodhur, sepse bazohet në mirësi dhe optimizëm, është qëndrimi në një marrëdhënie të çfarëdo lloji me dikë, thjeshtë sepse mendoni se pala tjetër do të ndryshojë. Kjo është një recetë e sigurtë për të humbur kohë në jetën tuaj.

Kristin Wing thekson se: “Marrëdhëniet kërkojnë mirëmbajtje, por ekziston një ndryshim midis mbajtjes së një marrëdhënieje të mirë dhe përpjekjes për të detyruar një të keqe. Kur jeni krejtësisht i papajtueshëm me dikë (në biznes apo në romancë), përpiquni të zvogëloni humbjet tuaja ose rrezikoni të humbni shumë nga koha juaj e kufizuar.”

2. Ankesa

Koha që kaloni duke u ankuar në lidhje me problemet tuaja mund të duket si një mënyrë e pafajshme e shpenzimit të saj, por sipas shkencës efektet e ankesës brenda kokës suaj janë potencialisht të mëdha. Duke u ankuar ju e detyroni trurin tuaj të shoh më shpejt dhe më lehtë negativitetin, pra ju pushton ndjenja e pesimizmit.

Këto ankesa e bëjnë më të vështirë për ju të jeni produktiv dhe të lumtur.

3. Nuk kërkoni ndihmë

Kjo është një tjetër mënyrë se si e shpenzoni kohën tuaj në mënyrë joefektive, thekson Wang. Sigurisht, kërkesa për ndihmë mund t’ju bëjë të dukeni jo të aftë, por në një rast një koleg i tha : “Ju dukeni më të paaftë kur nuk e merrni diçka, thjeshtë sepse nuk keni pyetur.”

Ka disa arsye përse ne nuk kërkojmë ndihmë, zakonisht sepse jemi shumë krenarë apo të frikësuar dhe kjo është një humbje e madhe e kohës, sepse ju pengon të ecni përpara.

4. Të lejoni njerëzit e tjerë t’ju tregojnë se si të jetoni

Sipas Bronnie Ware, një infermiere që dëgjon mijëra pacientë drejt fundit të pashmangshëm të jetës, ka një keqardhje shumë të madhe. Kjo është një luftë me të cilën shumica prej nesh përballet çdo ditë, pasi e jetojmë jetën sipas pritshmërive të të tjerëve dhe jo në mënyrën se si ne e dëshirojmë.

“Kjo është keqardhja më e zakonshme e të gjithëve”, thotë Wang. “Kur njerëzit të kuptojnë se jeta e tyre është pothuajse duke mbaruar dhe kur të shohim mbrapa dhe të kuptojnë se sa ëndrra kanë mbetur të paplotësuara”.

Në mënyrë të ngjashme, shkrimtari Ivan Chan thotë: “Mjaft njerëz do të hyjnë në jetën tuaj, me qëllim ose jo dhe do të përpiqen t’ju tregojnë se si ta jetoni jetën tuaj. A do ti dëgjoni?” pyet ai. “Është jeta juaj dhe ju keni vetëm një shans për ta jetuar, prandaj mos e humbni atë duke jetuar të varur nga urdhrat e të tjerëve”.

5. Ndjekja e lumturisë momentale

Sipas shkencës, ekzistojnë dy lloje të lumturisë. “Lloji i parë, i njohur si lumturia eudaimonike, është lumturia e lidhur me një kuptim në jetë,” thotë Abigail Tracy. E dyta është lumturia hedonike, e cila është vetëm shkëlqimi i bukur që ju merrni kur plotësoni një dëshirë (për shembull, duke ngrënë një çokollatë ose duke blerë një TV të ri).

Nëse ndiqni gjithmonë lumturinë hedonike dhe nuk mendoni për lumturinë eudaimonike, atëherë me shumë mundësi jeni duke humbur potencialin tuaj të plotë. (Studimet gjithashtu sugjerojnë se ndoshta do të bëheni më të shqetësuar dhe jo të lumtur.) Në fund, kënaqësia e vërtetë dhe gëzimi vijnë nga kuptimi, jo nga kënaqësitë e zbrazta.

6. E privoni veten nga ndjenjat tuaja

Të gjitha këto mënyra ndajnë një tipar të përbashkët dhe ai është se ne i ndjekim ato me synime të mira. Ne ankohemi gjatë gjithë kohës. Ne i lejojmë njerëzit e tjerë të na tregojnë se çfarë të bëjmë. Ne qëndrojmë në një marrëdhënie të keqe nga dashuria që kemi apo optimizmi se personi tjetër do të ndryshojë.

Kjo mënyrë e gjashtë mund të tingëllojë edhe si një strategji e zgjuar: Jeta është si një “roller”, kështu që privimi i vetes nga ndjenjat mund të duket si një mënyrë për të ndaluar dhimbjet e mundshme. Por është gjithashtu një mënyrë e jashtëzakonshme për të humbur kohën.

Shpërndaje në: