Mos bëni këto gabime kur e mbushni telefonin tuaj
Çdo natë, gjëja e fundit që me siguri bëni përpara gjumit është të futni telefonin tuaj të karikohet. Në mënyrë që kur të zgjoheni, bateria juaj të jetë e mbushur.
Por me sa duket, sipas disa ekspertëve, zakoni juaj që gjatë gjithë natës të karikohet telefoni mund të dëmtonte atë.
Ja pse nuk është mirë që pajisjet tuaja të ngarkohen plotësisht 24/7, dhe si t’i ngarkoni ato në mënyrën e duhur.
Pse nuk duhet ta karikoni telefonin gjatë natës?
Nuk është çështja se sa gjatë e keni karikuar telefonin tuaj, por sa e plotë është bateria. Kur e karikoni atë gjatë natës, ka gjasë që të keni 100 për qind, e cila mund ta hargjojë më shumë baterinë tuaj. Madje edhe uebsajt i Apple pajtohet, duke vënë në dukje se për ta zgjatur jetën e baterisë tuaj, është ideale për ta mbajtur atë gjysmë të mbushur.
Karikimi i telefonit gjatë natës, derisa ju fleni, është një rrezik serioz, pasi që mund të këtë zjarr.
Si ta karikoni telefonin tuaj në mënyrë të sigurtë?
Sigurohuni që telefoni juaj të jetë në një vend të ventiluar mirë përderisa ai karikohet, dhe mbani mend se nuk është e nevojshme që ai të jetë gjatë gjithë kohës 100%.
Dhe nëse shqetësoheni për rënien e baterisë së telefonit tuaj gjatë ditës, veçanërisht nëse jeni në lëvizje, përdorni ngarkues pa tela, të cilat i ngarkojnë telefonat e mençur shumë më shpejtë.