Mori 200 euro ryshfet, arrestohet zyrtari i komunës së Mitrovicës

Mori 200 euro ryshfet, arrestohet zyrtari i komunës së Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një zyrtar komunal të Mitrovicës së Jugut, nën dyshimet se ka marrë 200 euro ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një granti që lidhet me ri-atdhesimin.

Policia ka thënë se i dyshuari është B.S. i lindur në vitn 1961.

Njoftimi i plotë i policisë:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit (NjHKEK) – Mitrovice Jug, pas një informate (denoncimi) lidhur me dyshimin se personi i dyshuar B.S.,(viti i lindjes 1961, mashkull kosovar), në cilësi të personit zyrtar komunal, ka kërkuar ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një GRANDI që lidhet me ri-atdhesimin.
Hetuesit policorë nga NjRHKEK-Mitrovicë Jug, në koordinim me prokurorinë, më 04.07.2024 rreth orës 12:20, në sheshin ,,Isa Boletini” në Mitrovicë ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin pasi i njëjti ka marrë ryshfetin në shumën prej 200 eurove.
Hetimi për rastin është zhvilluar me aplikim të masave të fshehta hetimore dhe për zhvillimin e operacionit, policia ka pasur urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – Departamenti për Krime të Renda.
Lidhur me këtë është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, është njoftuar prokurori i çështjes, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë.

Shpërndaje në: