Morena Taraku reagon me një video tjetër: K’ta veç po folin bla bla bla
Stresi sot ka publikuar këngën e tij më të re “Loco”.
“Kta veç po folin bla bla bla, unë nuk e di për ça”, thuhet në tekstin e këngës.
E këto vargje po i pëlqejnë këngëtares shqiptare Morena Tarakut.
Ajo postoi një video, ku shihet duke e kënduar këtë këngë, pikërisht këtë pjesë.
Së fundi ajo është përfolur shumë në mediat shqiptare, për audio-incizimet ku dëgjohet biseda e modeles me personin që ia kishte dhuruar veturën në vlerë prej 235-mijë eurosh, por që rezultoi e vjedhur.
E ndoshta ky është edhe reagimi i saj në lidhje me këtë skandal.
Njëra ndër fjalët e saj në përgjimet që i’u publikuan dhe u bë hit është “O qoma lokacionin”.