Morena Taraku premton se do t’ia rindërtojë shtëpinë një familjeje të prekur nga tërmeti

Morena Taraku  premton se do t’ia rindërtojë shtëpinë një familjeje të prekur nga tërmeti

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ditë më parë erdhi enkas nga Turqia në Shqipëri, për t’i vizituar nga afër të prekurit nga tërmetet e fundit që goditën vendin.

Ajo ditën e martë së bashku me reperin Stresi vizituan Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku i gëzuan fëmijët me prezencën e tyre.

Morena ndërkohë ka qëndruar edhe ditën e mërkurë në Shqipëri, ku ka realizuar vizita të tjera te familjet nevojtare.

Bukuroshja publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shihej me disa nga pjesëtarët e një familjeje të prekur nga tërmetet, së cilës ka vendosur t’u rindërtojë shtëpinë.

Ajo shkruan se këtë vendim e mori duke parë gjendjen e vështirë të shqiptarë dhe duke bashkëndier nga afër me ta pasojat nga tragjedia e fundit.

https://www.instagram.com/p/B5qgDRnlN3l/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

https://www.instagram.com/p/B5pkV2vlZoi/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Shpërndaje në: