Morena Taraku lajmërohet pas skandalit: Zoti i din të gjitha

Morena Taraku lajmërohet pas skandalit: Zoti i din të gjitha

Morena Taraku i është kthyer rrjeteve sociale për t’u deklaruar pas skandalit me veturën e saj ‘Bentley‘.

Pas disa ditësh nga të gjitha problemet që iu shfaqën Morena Tarakut me veturën e saj luksoze që tentoi ta sjellë në Kosovë duke e deklaruar si të re, Morena ka vendosur të flasë.

Ajo ka shkruar se nuk do të deklarohet për asgjë pasi “nuk do që të njollosë askënd nga goja e saj”.

Më tutje, Morena shton se e vërteta do të flasë vetë një ditë dhe vazhdimisht potencon se Zoti i din të gjitha, duke aluduar se ajo nuk ka bërë asgjë të padrejtë.

morena taraku instagram
Postimi i Morenës në Instagram

Fillmisht problemet me Morenën dhe veturën e saj ‘Bentley’ nisën nga Dogana e Kosovës, kur ata dyshuan se vetura që ajo e deklaroi si e re, në të vërtetë ishte regjistruar në Gjermani para më se dy muajve dhe se kishte kilometra të kaluara.

E këtë tentim të saj për t’i ikur pagesës së 5 mijë eurove në Doganë që ajo po sjellte veturë të përdorur në shtet, Dogana e ka lajmëruar në Prokurori, shkruan Express.

Ndërsa Prokuroria ka marrë vendimit që, pas disa hetimeve, të ia lirojnë veturën Morenës dhe ta pranojnë si të re, gjë që detyroi mediat dhe Doganën të vazhdojnë me hulumtime të mëtutjeshme, duke nxjerrë dokumente që deklaronin se vetura, në të vërtetë, nuk ishte e re.

E vetëm pak ditë më pas, u zbulua se vetura që kishte vlerën prej 250 mijë eurosh, madje ishte edhe e vjedhur, gjë që rezultoi në sekuestrim të saj nga Policia e Kosovës.

Pas gjithë këtyre problemeve, Morena ka treguar se do të largohet për një kohë nga rrjetet sociale, për t’u “fokusuar në qetësinë shpirtërore”./Gazeta Express/

Shpërndaje në: