Morena Taraku kujton disa momente nga vizita e saj në Shqipëri
Këngëtarja dhe modelja e njohur nga Peja, Morena Taraku, ishte një nga personazhet që i qëndroi afër të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Ajo e vizitoi këtë vend pas dy tërmeteve të fuqishme të 26 nëntorit, të cilat lanë mbi 50 viktima, qindra të plagosur e dëme materiale.
Gjatë asaj kohe, 26-vjeçarja u njoh nga afër me problemet e shumta të shqiptarëve, gjersa gëzoi me vizitën e saj disa fëmijë në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Ajo po ashtu premtoi t’u rindërtojë shtëpinë një familje shqiptare të prekur rëndë nga ngjarja tragjike.
Së fundmi, Morena në rrjetet sociale ka publikuar disa video, përmes së cilave kujton momentet që kaloi me fëmijët në shtetin amë.
Ndërkohë, në tjetrin postim shkroi “Jam me ju”, e cila njëherësh tregon edhe për përkrahjen e vazhdueshme që po bën për shqiptarët.
Në anën tjetër, artistja Taraku ka nisur punën për një projekt të ri muzikor që do të lansojë në ditët në vijim.
Ai i fundit mbetet “Missed Call” ku tanimë ka arritur afro një milion klikime në platformën digjitale, YouTube.
https://www.facebook.com/180099715689705/videos/2417172815278271/