Morena dhe Stresi prezantojnë një tjetër pjesë nga klipi i ri, kënga përfundimisht publikohet të enjten
Morena dhe Stresi të enjten lansojnë këngën e tyre të re.
Reperi Stresi dhe këngëtarja Morena Taraku, ka kohë që e kanë paralajmëruar projektin e përbashkët muzikor, shkruan lajmi.net.
Kënga titullohet ‘Bad Girl’ dhe përfundimisht do të publikohet këtë të enjte. Dyshja kanë ndarë pamje të reja të realizuara në klip.
“Të enjten ora 20:00, Bad Girl nga Morena dhe Stresi”, ka shkruar bukuroshja nga Peja.
Kujtojmë se ky është bashkëpunimi i dytë i Morenës dhe Stresit, pas “Ki me bo”që e sollën në vitin 2015.