Morata do që Shqipëria të bie nga grupet e ‘Euro 2024’: Do jetë e vështirë, shpresoj që Italia dhe Spanja të kalojnë

Morata do që Shqipëria të bie nga grupet e ‘Euro 2024’: Do jetë e vështirë, shpresoj që Italia dhe Spanja të kalojnë

Shorti për Kampionatin Evropian vendosi në grupin B kombëtaret e Spanjës, Italisë, Kroacisë dhe Shqipërisë.Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata shpreson që pas fazës së grupeve turneu të përfundojë për Kroacinë dhe Shqipërinë.

“Shpresoj që Italia dhe Spanja të kalojnë, dhe do t’ju them edhe një gjë. Kushdo që kalon nëpër grupin tonë mund të shkojë shumë larg. Por do të jetë e vështirë“, tha sulmuesi i Spanjës dhe Atletico Madridit.

“Kroacia ka një gjen të madh konkurrues. Në dy kampionatet e fundit botërore fituan medaljen e argjendtë dhe të bronzit. Vitin e kaluar i mundëm me penallti në finalen e Ligës së Kombeve. Shqipëria ishte spektakolare në kualifikueset e Euros. Problemi është se ne nuk kemi e drejta për të bërë një gabim. Nëse bie diçka, je menjëherë nën presion”, shtoi ai.

Kampionati Evropian në Gjermani fillon më 14 qershor, ku marrin pjesë 24 kombëtare të ndara në gjashtë grupe dhe do të zgjasë një muaj.

Shpërndaje në: