Monogamia më e zorshme për gratë se sa për burrat – thotë studiuesja
Besimi që monogamia iu vjen më natyrshëm grave se burrave është shumë i përhapur. Shumë njerëz e besojnë një gjë të tillë që thotë se sekset janë thjesht “të lidhur” ndryshe, me gratë që kanë evoluar për të qenë monogame dhe burrat të turlisojshëm, përkthen Periskopi.
Por, ka një problem me këtë besim – është i pavërtetë, sipas një libri të fundit nga Wednesday Martin. Martin ofron një lexim provokuar por të bazuar në studimet e fundit dhe intervistat me ekspertë në seksualitetin njerëzor që na sfidojnë të mendojmë ndryshe për gratë dhe seksin.
Sipas kësaj autoreje, gratë nuk raportojnë drejt tradhtitë që ua bëjnë burrave nëpër pyetësor shkaku i stigmës asimetrike – që thotë se është më e ‘natyrshme’ për burrat të tradhtojnë, se sa për gratë. Ajo ka thënë se ka qenë e befasuar kur ka parë se në fakt gratë në shumë vende edhe kanë raportuar numër më të madh tradhtish se sa burrat.
Më tej, ajo sfidon besimin tjetër që thotë se gratë tradhtojnë për lidhje emocionale dhe jo për seks, siç bëjnë burrat. Ajo është marrë me shumë hulumtime të fundit që dëshmojnë se në fakt, edhe gratë tradhtojnë pikërisht për të njëjtën gjë: seks më të mirë. /Periskopi