Momenti qesharak kur disa tifozë llapjan gati sa nuk e ia marrin kupën kapitenit të skuadrës

Momenti qesharak kur disa tifozë llapjan gati sa nuk e ia marrin kupën kapitenit të skuadrës

Llapi është fituesi i Kupës së Kosovës për vitin 2022.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka hyrë në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë trajneri i parë që arrin ta fitojë dy herë rresht Kupën e Kosovës.

Gëzimi pas triumfit ishte i madh, si i lojtarëve, stafit të trajnerëve dhe tifozëve llapjan të pranishëm në “Fadil Vokrri”.

Por, disa tifozë, për pak sa nuk e lan “pa kupë” skuadrën e Llapit.

Gjatë momentit të bartjes së trofeut nga kapiteni i Llapit, disa fansa tentuan të kapin Kupën, por shpejtë u stabilizua situata.

VIDEO:

Kujtojmë se sonte Llapi e ka mposhtur Dritën me rezultat 1-2 në “Fadil Vokrri”, duke e fituar kështu Kupën e Kosovës dhe duke siguruar kualifikimin në gara evropiane.

Shpërndaje në: