Momenti që nuk u vërejt nga publiku në emisionin e Donaldit, ka të bëjë me Borën
Në puntatën e dytë të emisionit “Më lër të flas” nën udhëheqjen e binjakëve, Romeo dhe Donald Veshaj ishte një moment që nuk u vërejt nga publiku e që kishte të bënte me dhuratën që ky i fundit i dërgoi ish të dashurës, Bora Zemani në përvjetorin e lidhjes së tyre.
Gjatë kohës që Donaldi ishte duke folur për personat të cilët në rrjete sociale paraqiten me adresa fals për të ofenduar, në një video shihej dora e moderatores, Bora Zemani teksa nxjerr nga kutia e çokollatave varësen që i kishte dërguar Donaldi gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë, si dhuratë për nder të përvjetorit të lidhjes së tyre.
Kujtojmë se aktori pas përfundimit të reality-show “Big Brother Albania VIP” është ndarë nga këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj me të cilën tashmë nuk ka asnjë kontakt.