Momenti në video kur Xhaka ndëshkohet me kartonin e verdhë, që po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli
Granit Xhaka mund ta pësojë keq nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli, nën dryshimet për kartonin e verdhë në ndeshjen ndaj Leeds United në minutat e fundit të takimit.
Kjo është për shkak se baste të dyshimta me shuma të mëdha u vendosën pikërisht për kartonin që mori futbollisti shqiptar, përcjellë Periskopi.
Mesfushori i Topçinjve disa herë tentoi që me ndërhyrje ta fitonte atë karton dhe kështu erdhi një goditje dënimi gjë që provokoi durimin e gjyqtarit dhe ai u ndeshkua me karton të verdhë.
Siç zbulohet nga Daily Mail, veprimi i mesfushorit të Arsenalit “po hetohet në një komplot të dyshuar kriminal që përfshin mafien shqiptare dhe një ish-futbollist profesionist i cili është dënuar për trukim ndeshjesh”.
Rezulton se baste me vlerë mbi 60 mijë euro janë vënë për mesfushorin e Arsenalit që ai të merrte karton në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.
Më poshtë mund ta shikoni edhe videon e këtij kartoni parsyeje nga Granit Xhaka kur ekipi i tij ishite duke fituat me rezultatin 4:1.